Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, përsëri ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe formatit të qeverisjes nga ana e tij, përcjell InLajmi.
Ndërsa Kurtin e cilëson si demagog, Hoti tha se me demagogji mund të fitosh zgjedhjet dhe mund të mbahet entuziazmi i masës, por jo për kohë të gjatë.
Sipas tij, me qasjen që po udhëheq Kurti me vendin fundin e ka shumë afër
Postimi i tij i plotë:
Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.

Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër./InLajmi/