Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 15 viteve, në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat, përcjell InLajmi.
Bajrami ka shtruar disa pyetje në drejtim të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me aplikimin për tekstet shkollore.
Postimi i plotë i saj:
Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat
A e dinë trumpetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në eKosova?

A e dinë ata që MASHTi ka vendosë kritere përjashtuese, si ai i moshës?
A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?
A e dinë ata sa është numri i prindërve të cilëve sapo të ju dalin mjetet e librave do të ua merr përmbaruesi, për shkak se nuk kanë arritë t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?
A mund të na tregoni se kur pritët sipas juve që të filloj mësimi?
Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arritë me i pasë komplet të gjitha librat?
Veç ju lavdëroheni me dështime!