Një video ka qarkulluar ku shihej këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duke vallëzuar me flamurin e Serbisë.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta ndaj Ritës, shkruan lajmi.net.
Vet Rita Ora në një deklaratë për media, që i është dërguar edhe Klan Kosovës, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.
Në fund ka reaguar edhe vet nëna e Ritës, Vera Ora.
Ajo ka postuar një foto të vajzës së saj ku e bën shqiponjën mbrapa flamurit të Kosovës.

Në mbishkrim nëna e Ritës ka shkruar “M’fal se të kom bërtit shumë, po më ke bo nervoz shumë. Mos u trullo”.