Performanca me flamurin serb të këngëtares Rita Ora ka ngjallur reagime në Kosovë, përcjell InLajmi.
E analisti Ilir Mirena ka komentuar një video të këngëtares shqiptare, Rita Ora, e cila u pa duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert në Hungari.
Mirena tha se flamujtë e shteteve nuk i njeh Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e lërë më Rita Ora
Sipas tij, Rita Ora e Dua Lipa kanë bërë më shumë prezantim e reklamë pozitive për Kosovë se krejt diplomacia kosovare.
Postimi i plotë i tij:

“Flamujte e shteteve nuk t’i njehe ministria e jone e jashtme (kujtoni skandalet ne tëitter) e po t’i njeh Rita Ora. Thjesht, ja kane gju ate flamur aty, e as se ka pas iden i kujt mund t’jete. Perndryshe, me shume kane ba Rita Ora e Dua Lipa prezantim dhe reklamim pozitiv te Kosoves se sa krejt diplomacia yne inekzistente…”/InLajmi/