• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Dodë Gjergji në ditëlindjen e Nënë Terezës: Ajo u dhuroi të varfërve gjithçka pati

V E nga V E
26 August 2023
në KRYESORE
0 0
0
Dodë Gjergji në ditëlindjen e Nënë Terezës: Ajo u dhuroi të varfërve gjithçka pati
0
SHPERNDARJE
175
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për nder të përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore, Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH), organizoi akademi solemne. Me këtë rast, u lartësua jeta dhe vepra e Gonxhe Bojaxhiut për të cilën u tha se duhet të shërbejnë si udhëzim për jetët tona.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, u shpreh se nderimi ndaj saj nuk është detyrim por privilegj, sepse sipas tij të gjithë popujt e botës do të donin ta kishin një Nënë Terezë.

“Ajo u dhuroi të varfërve gjithçka pati, diçka mori nga Zoti dhe gjithçka që u dha njerëzve. Them kështu pasi ajo ua fali këmbët e veta të varfërve, që ta dërgonin tek më të varfëritë e më të varfërve. Ju dhuroj duart që me njërën të ndienin përkëdheljen e njeriut që i do, por me tjetrën të merrnin kafshatën e gojës për të shuar urinë e tyre. Ju dhuroj sytë që të qanin, sytë që kishin nevojë të derdhin lot, por që ishin tharë nga skamja dhe mjerimi…Ne mahnitemi me veprën e saj, por ajo ishte e bindur se puna që bënte, ishte vepër e Zotit, prandaj thoshte ‘Jam vetëm një laps në dorën e Zotit’… Nuk duhet harruar që për ne nderimi ndaj saj, nuk është një detyrim, por një privilegj, pasi gjithë popujt e botës do të donin ta kishin një Nënë Terezë, por nuk e kanë”, u shpreh Gjergji.

Në një fjalë rasti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku vlerësoi lart figurën e Nënë Terezës, derisa u shpreh se kujdesi i saj për të varfrit dhe jeta e saj në dedikim për mbrojtjen e atyre që më së shumti patën nevojë, duhet të na shërbejë si udhëzim jetët tona.

“Dita e lindjes së nënës së madhe shqiptare, të shenjtës Gonxhe Bojaxhiu është festë që na bashkon por aq sa mundësi reflektimi mbi të ardhmen tonë të trazuar me vlerat që ajo përfaqësonte. Kujdesi i saj për të varfrit, një jetë e çuar për mbrojtjen e atyre që më së shumti patën nevojë, duhet të na shërbejë si udhëzim për jetët tona, kundër varfërisë kishte mobilizuar shumë duke e shndërruar në një mision fisnik sa të vështirë aq edhe përmbushës, por siç thoshte edhe ajo vetë ‘varfëria më e madhe nuk është që të mos kesh çfarë të hash, por të mos jesh i dëshiruar, të mos jesh i dashur nga të tjerët, të mos kesh dikë që kujdeset për ty’”, tha Çeku.

Po ashtu, edhe prifti Don Lush Gjergji, autor i biografisë së Gonxhe Bojaxhiut, vlerësoi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, derisa tregoi jetëshkrimin e saj që nga fillimet e deri në arritjet e fundit.

“Bota shqiptare në rend të parë, por edhe bota mbarë me shumë libra dhe përkthime të teksteve të mija, që ka kuptuar rrënjët, zanafillën, prejardhjen, frymëzimin që Gonxhe Bojaxhiu e kishte të qartë kur është nisur për misione. Gonxhja jonë pastaj, Nëna Terezë e ka kaluar këtë kohë në shërbim të shkollimit, arsimimit dhe qytetërimit, që janë tri shkallë apo tri degë të asaj që ishte mësuese, profesoreshë e së fundi edhe drejtoreshë e shumë shkollave që ishin të motrave të Loretos… Jemi para fillimit shkollor akademik, që të frymëzohemi gjithë ne, familja, shkolla dhe shoqëria për të bërë një shërbim sa më të madh, se një popull i cili nuk ka kulturë, fatkeqësisht nuk ka as të tashme as ardhmëri… Gonxhja e re ka ëndërruar të bëhet poete, të bëhet shkrimtare, të bëhet valltare, këngëtare por mbi të gjitha ka qenë ëndrra e Gonxhes së re të bëhet mësuese”,

tha Gjergji.

Ndërkaq, Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore, Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH), Skender Hasani tha se e kanë themeluar departamentin që merret drejtpërdrejt me figurën e Nënë Terezës.

“Ne në bashkëpunim me Ipeshkvinë e Kosovës, jo rastësisht i jemi vënë punës me një strategji të caktuar dhe po e tregojmë rezultatin tonë institucional që kemi themeluar një departament, në kuadër të institutit, është departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, dhe ky departamenti i parë në botë që merret drejtpërdrejt me figurën e Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, dhe ne e kemi shfaqur në veprimtarinë tonë këtë trinom që lidhet me një figurë, është Gonxhja shqiptare, është bija jonë e Shkupit, ndërsa Nënë Tereza është e botës mbarë, ndërsa Shën Nënë Tereza është e gjithë besimtarëve katolikë”, tha Hasani.

Në këtë kremtim solemn ishin të pranishëm edhe disa nga figurat politike, si kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Anton Quni.

Ky organizim shënoi hapjen e ditëve të Nënë Terezës të cilat do të vazhdojnë deri në ditë festën liturgjike të saj, me 5 shtator.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i kujtojmë në përvjetorin e ditëlindjes së saj./InLajmi/

Tags: DitëlindjaDodë GjergjiNënë Tereza
Postimi i mëparshëm

Bukuresht, shpërthim në një pikë karburanti të paketn një i vdekur e 8 të lënduar

Postimi tjetër

Nëna fëmiu juaj duhet të pijë sa më shumë, që të rritet shëndetshëm

Të ngjajshme Postime

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!
KRYESORE

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë
KRYESORE

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë
KRYESORE

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat
KRYESORE

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së
KRYESORE

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore
KRYESORE

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
Postimi tjetër
Nëna fëmiu juaj duhet të pijë sa më shumë, që të rritet shëndetshëm

Nëna fëmiu juaj duhet të pijë sa më shumë, që të rritet shëndetshëm

Lajmet e fundit

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

14 November 2025
Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

14 November 2025
Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

14 November 2025
E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu