Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
E ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për ndryshimet e reja në Ligjin e Tatimit në Pronë që kanë hyrë zyrtarisht në fuqi pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga presidentja.
Këto ndryshime, sipas tij, synojnë të lehtësojnë barrën tatimore për qytetarët në kohën e vështirë të pagimit të tatimeve të pronës së tyre.
Në këtë ligj, një ndryshim është lejimi i faljes së faturave të tatimit në pronë deri në një shumë prej 100 euro për secilin tatimpagues.
Për ta bërë këtë ndryshim edhe më të dobishëm për qytetarët, siç ka bërë të ditur ministri Murati, komunat kanë detyrimin të vendosin nivelin e zbritjes së tatimit deri më 15 shtator./InLajmi/
