Ballkani ka barazuar rezultatin 1:1 kundër BATE Borisov.
Golin e barazimit e ka shënuar Jashanica në minutën e 31-të
Ballkani dhe BATE Borisov janë duke u përballur në takimin e parë të “Play Off”-it për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Sfida është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prezent në stadium janë një numër i madh i tifozëve në përkrahje të kampionit kosovar, raporton lajmi.net.

Ndryshe, takimi i kthimit do të luhet një javë më vonë.