Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka njoftuar simpatizantët e kësaj partie se së shpejti do të fillojë PodCast-in ku do të ketë mysafir dhe prezantime të detajuara të programit të LDK-së, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se Kosova meriton më mirë dhe mundet më mirë, prandaj qëllimi është të shpalosin si parti ide dhe vizione.
Postimi i plotë i tij:
RRUGA E RE PODCAST
I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur të shpalos para jush përgatitjet e fundit që po bëhen në LDK para nisjes së serisë diskutuese ‘Rruga e Re’ Podcast.

Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen.
Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë./InLajmi/