Afera “Zdravo”, “Vaji”, “Gruri”, janë disa nga aferat ku dyshohet se pushteti aktual është i përfshirë, madje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë javën e kaluar pati edhe arrestime të zyrtarve të kësaj ministrie, përcjell InLajmi.
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka kritikuar Qeverinë në krye me Albin Kurtin ku edhe ka komentuar aferat e fundit.
Tahiri ka thënë se Kosova është duke u dridhur prej tërmetit të korrupsionit e nuk ka të ndalur.
“Vera eshte per pushime, por Kosova po dridhet prej termetit te korrupsionit – qe s’ka te ndal!”./InLajmi/