Në takimin në Athinë, është realizuar edhe fotografia familjare në të cilën shihen liderët e Ballkanit Perëndimor bashkë me ata të Bashkimit Evropian.
Mes tyre shihet prezent, edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti e po ashtu edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si dhe si i ftuar special i Greqisë, presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelensky.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka publikuar fotografinë e përbashkët .
Aty është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka zhvilluar takime gjatë ditës.
Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia kanë një trashëgimi, histori dhe të ardhme të përbashkët evropiane.

“Zgjerimi mbetet një prioritet kryesor për BE – një mjet i fortë për të nxitur paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Ne duhet të gjejmë rrugën përpara për ta bërë realitet këtë vizion të Evropë”, ka shkruar ai në “X”, të hënën.
Ky po vlerësohet si një nga takimet më të rëndësishme për Evropën Lindore.
Kujtojmë që takimi është zhvilluar pa prezencën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili u raportua se nuk ishte ftuar fare në këtë darkë.
Gjatë ditës ka pasur edhe takime veç e veç, ku është folur edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.