Zjarret e shkurreve dhe në pyje të mëdha janë duke dalë nga kontrolli në verilindje të Greqisë, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe një thatësire që po zgjat me javë të tëra.
Flaka ka arritur nëpër fshatra në rajonin e qytetit të portit, Aleksandropolis, të dielën, duke i dëmtuar shumë shtëpi dhe toka bujqësore, thanë autoritetet vendore, shkruan REL
Zjarri u ndez të shtunën. Zjarrfikësit kanë përdorur aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarrit në mënyrë që ta mbajnë nën kontroll zjarrin të dielën, thanë zyrtarët grekë.