Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një are të mbjellë më arra në Obiliq, përcjell InLajmi.
Rastin e ka raportuar pronari ku ka deklaruar se i janë dëmtuar 1200 trupa të arrave.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin arës se tij të mbjelle me arra me ç’rast i janë dëmtuar 1200 trupa të arrave. Zjarri është lokalizuar nga vet ankuesi. Rasti nën hetime.”/InLajmi/