Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku ka reaguar rreth skandalit me rezervat shtetërore, ku po akuzohen njerëz të afërt të pushtetit, si dhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, përcjell InLajmi.
Abidixhiku ka bërë thirrje për ndryshim derisa ka akuzuar pushtetin për praktika të korruptuara të dhënies së tenderave për miqtë ndaj krerët e pushtetit
“Një politikan që i jep miliona euro të buxhetit mikut të tij. Jo me garë, jo me procedurë, jo me ligj – por me tender veçmas për të”. tha ai
Ai shtoi se gjithcka do të dalë në shesh pavarësishtë sa një individ apo kryeinistër të mundhet të shantazhojë gjyqësorin apo mediat.
“Një mik politikani që merr miliona nga shteti me procedurë të qëndisur enkas për të, dhe vendosë t’i marrë – siç na thotë politikani vet – veç’ 3%; përkatësisht 52 ton grurë, 200 mijë litra vaj e 120 mijë kilogram sheqer. Një hajni që del sheshazi në publik, dhe një Qeveri që në njërën anë atakon mediat sepse zbuluan një skandal të tillë, e në anën tjetër prokurorinë sepse arreston keqbërësit e tillë”,ka deklaruar Abdixhiku.
Video e plotë e tij:
