Krahas rritjes së turizmit është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore, sidomos gjatë muajve të verës.
Këtë e konfirmon qendra Kombëtare e Urgjencave, ambulancat e të cilës arrijnë të parat në vendngjarje kur ka aksidentet. Çdo ditë regjistrohen 10 aksidente në rrugë, kjo reflektohet edhe në shifrat e INSTAT ku këtë korrik janë regjistrua 125 aksidente rrugore ndërsa korrikun e kaluar 105 .
“Është një periudhë e ngarkuar me rritjen e numrit të makinave, të cilat në përpjesëtim të drejtë rrisin numrin e aksidenteve në rrugë. Në qershorin e vitit të kaluar ishte 286, këtë vit 337. Kemi 338 në korrikun e shkuar, këtë korrik 423. Na shqetëson më shumë se vitin e kaluar mesatarja ditore ka qenë 46 aksidente të gjitha formave në ditë, këtë vit është 50 në ditë.”-shprehet Skënder Brataj.
Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë një rritje me 20 % të aksidenteve rrugore.