Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar arrestimet e fundit në ministrinë që drejtohet nga Rozeta Hajdari. Ai është shprehur i bindur që ministrat nuk mund të korruptohen pa dijeninë dhe miratimin e Kryeministrit
“Unë jam i bindur që ministrat nuk mund të korruptohen pa dijeninë e miratimin e Kryeministrit, sepse besoj që kryeministri duke pasur në kontroll të gjitha organel ligjëzbatuese do të duhej të kishte informata”, tha Haliti
Tutje Haliti ka thënë se nëse kërkohet përgjegjësi politike atë e ka ministrja dhe kryeministri, atje ku ai thotë se ata mund edhe të mos japin dorëheqje por ky do të ishte një veprim i papërgjegjshëm.
“Duke pas parasyshë këtë dhe nëse kërkohet përgjegjesi politike ate e ka Ministrja dhe Kryeministri. Ata mund edhe të mos japin dorëheqje por unë do ta konsideroja si veprim i papërgjegjëshem dhe që s ka të bëjë me praktikat institucionale në demokraci”, tha Haliti.
Haliti shtoi se përderisa policia dhe Prokuroria po vazhdojnë ta hetojnë çështjen obligim i tyre është që t’i njoftojnë mediat dhe opinionin e gjerë për veprimet, mosveprimet e korrupcionin e mundshëm.
“Praktika e së kaluares ka qenë që deri në plotfuqishmërinë e vendimit të gjykates përsoni i akuzuar konsiderohej i pafajshëm. Unë nuk i kam parë e lexuar faktet e akuzes, por përderisa policia e Prokuroria akoma jenë duke hetuar çështjen, obligim i tyre është që ti njoftojnë mediat dhe opinionin e gjerë për veprimet, mosveprimet e korrupcionin e mundëshem , kuptohet duke mos prishur e dekonspiruar sekretet e hetimit”, tha Haliti për Gazeta Blic.
Ndryshe, dje janë arrestuar 2 zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me rezervat shtetëtore.
Pavarësisht nga këto arrestime, ministrja Rozeta Hajdari nuk ka dhënë dorëheqje. Madje, shefi i saj, Kryeministri Kurti e ka mbrojtur ministren e MINT-it

















