Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me arrestimet e sotme për rastin e aferës së vajit e grurit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Kurti po e lufton sistemin e drejtësisë së vendit e vet për “dosllarët” e krimit dhe mediat e vendit e vet që “po ia zbulojnë hajnitë”.
Ai për këtë rast ka reaguar edhe më herët ku tha se “thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”.
Postimi i plotë i tij:
Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”!
Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni zë, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!
