Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, ka thënë se video e re e publikuar nga kryeministri, Albin Kurti është dëshmi se ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë, po e pengon drejtësinë, përcjell InLajmi.
Ai tha se Kurti po e mbron Rozeta Hajdarin e Ridvan Muharremi sepse edhe ai është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës
Postimi i plotë i tij:
Jam i skandalizuar nga videoja e Albin Kurti.
Kjo video është dëshmi se ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë, Kryeministri po e pengon drejtësinë.
Albin Kurti po e mbron Rozeta Hajdarin e Ridvan Dallavergjiun sepse edhe ai është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës në këto vepra të pastra korruptive dhe kundër sigurisë kombëtare.
Bashkëpunëtori i superkriminelit, Milan Radojçiqit, ashtu siç e mbronte Mimoza Kusarin që ia koordinonte punët, njejtë po e mbron Rozeta Hajdarin dhe Ridvan Dallavergjiun.
Albin Kurti me të njejtën fuqi e mbron edhe Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn./InLajmi/