Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, ka mohuar se njëri prej të arrestuarve gjatë ditës së sotme është dhëndrri i tij, përcjell InLajmi.
Hamza ka reaguar pasi që një person ka deklauar publikisht se “Ifran Lipovica”, që është arrestuar ditën e sotme është dhëndrri i Bedri Hamzës, dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut të Bedri Hamzës, atje ku ai thotë se kjo është një shpifje shumë e ulët.
Tutje Hamza thotë se nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë, ka shkruar Hamza.
Postimi i plotë i tij:
Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.
