Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Kurti në Maqedoninë e Veriut, përcjell InLajmi.
Ajo u shpreh se pasi Kurti ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësyer edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Halimi tha se kreu i vendit nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës, duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste.
Tutje ajo tha se si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre
Postimi i plotë i saj:

Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës, duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste.
Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre. /InLajmi/