Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, kanë bërë përurimin e akseleratori të 2-të në Klinikën e Onkologjisë, raporton InLajmi.
Kurti para medieve theksoi se kjo pajisje do të ketë rëndësi të madhe për pritjet e pacientëve, pasi sipas tij, brenda këtij viti nuk do të ketë më pritje. Shefi i Qeverisë potencoi se instalimi dhe montimi i kësaj pajisje është bërë në kohë rekorde.
“Ajo çka është e re në këtë pajisje, që kjo teknologji e fundit i përshtatet sipërfaqes së tumorit, dhe në këtë mënyrë arrin që të mos bëjë dëmtime anësore”, u shpreh Kurti.
“Njëkohësisht në kohë rekord kanë arritur që ta bëjnë instalimin dhe montimin e kësaj pajisje, të akseleratorit të 2-të, që do të përfitojnë të gjithë pacientët deri tash koha e pritjes ka qenë 6, ndërsa tash sipas drejtorit Ilir Kurtishi, kjo kohë do vihet në zero shumë gjasa brenda këtij viti”.
“Pra nga 6 javë deri në 8 javë sa ka qenë koha e pritjeve, tash listat e tilla nuk do të jenë të tilla, brenda këtij viti. Për 6 muaj ka qenë plani që të bëhet instalimi dhe montimi dhe është bërë për 3 muaj e 9 ditë”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se kjo aparaturë kap vlerën e mbi 1 milion euro dhe se deri në fund të vitit pritejet e pacientëve do të jenë zero.
“Sot është një ditë e rëndësishme për shëndetësinë Kosovare sidomos për pacientet. Ashtu siç tha kryeministri sot përuruam akseleratorit e ri në vlerë prej 1.440.000 euro i cili ta i e tutje do të ju shërbej të gjithë pacientëve për radio terapi dhe lista e pritjes që ka ekzistuar çdo herë dhe vazhdimisht ka variruar në bazë të kërkesave dhe problemeve që kanë pas paciente deri në fund të viti do të bëhet zero” , tha Vitia. /InLajmi/