Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se vetëm menaxhimi i Onkologjisë është puna me të cilën mburret Qeveria e Kosovës, madje punë të cilën e cilëson “të Ilir Kurtishit të PDK-së”, përcjell InLajmi
Sipas tij, gjatë periudhës së qeverisjes së VV-së, në Onkologji janë zëvendësuar 3 drejtorë, ku thotë se të gjithë kanë qenë të dështuar.
Më tej, deputeti opozitar ka shkruar edhe për dyshimet e tij rreth manipulimit të konkursit për infermierë, ku ka publikuar disa fotografi të bisedave që pretendohet se janë shpërndarë pyetjet e testimit.
Postimi i plotë i tij:
Për më shumë se tri vite të qeverisë Kurti 1 dhe 2, e vetmja punë me të cilën Kurti mburret në shëndetësi është menaxhimi i tanishëm i Onkologjisë nga Dr.Ilir Kurtishi i PDK-së.

Gjatë kësaj periudhe, në Onkologji tre drejtora i ka ndrru LVV-ja dhe me të gjithë ka dështuar duke krijuar radhë të gjata e lista të pritjes në Onkologji, derisa u detyrua ta rikthej Dr. Ilir Kurtishin në menxhim të Onkologjisë.
Albin Kurti refuzoi të përgjigjej lidhur me emërimin e Radomiroviqit zëvendës ministër, edhe pse ai e ka pohuar se ka qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës. Nuk u përgjigj as për bashkpunimin me Radojqiçin e as për vjedhjen e rezervave shtetërore me sekserin e tij Ridin, sepse tha – jemi në QKUK.
Por pasi ishte në SHSKUK Albin Kurti bashkë me Arben Vitin e Elvir Azizin do të duhej të pergjigjeshin për dyshimet në manipulim të konkursit për pranim të infermierëve, ku gjatë testimit janë shpërndarë pyetjet e testit përmes telefonit dhe se janë ngritur pikët e testit për disa kandidatë të preferuar të LVV duke cenuar barazinë në konkurim.
Të premtosh “Barazi dhe Drejtësi” dhe ta manipulosh procesin e konkursit, jo vetëm që është hipokrizi dhe mashtrim, por është vepër penale me të cilën duhet të mirren organet e drejtësisë. /InLajmi/