Futbollistja Kosovare Asllani ka arritur me kombëtaren e Suedisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, në konkurrencën e femrave.
Kjo pasi kombëtarja suedeze arriti ta mposht Japoninë, me rezultat 2-1.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Ilestedt, në minutën e 32’, teksa golin e 2-të Angeldal, në minutën e 51’.
Ndërsa golin e vetëm për Japoninë e shënoi Hayashi, në minutën e 87’.
Asllani në këtë ndeshje ishte e pranishme për 73 minuta brenda fushës, shkruan Klan Kosova.

Suedezet në gjysmëfinale do të ballafaqohen me spanjollet.