Ata ishin kundërshtarët më të mëdhenj të njëri-tjetrit brenda “Big Brother VIP”, ku treguan të gjitha anët e tyre.
U bënë miq, kundërshtarë, u ofenduan por edhe treguan dobësitë e tyre përballë njëri-tjetrit. Madje, xhiruan një film së bashku si 2 aktorë protagonistë, pas daljes nga reality show.
Por, si janë sot raportet mes Oltës dhe Luizit, shkruan Insajderi.
Një ndjekës kurioz ka pyetur Oltën nëse ka miqësi me Luizin, ndërsa ajo i është përgjigjur thjesht me një “Jo”, pa më tepër shpjegime.
