Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim të rregullt ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku edhe u diskutua dialogu Kosovë-Serbi, përcjell InLajmi
Siç njofton Presidenca, në këtë takim u fol për dakordimin në Bratisllavë si dhe hapat e mëtejmë në përputhje me ujdinë.
Njoftimi i plotë nga Presidenca e Kosovës:
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.

Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët. /InLajmi/