Pas largimit nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim përshëndetës me ushtarët e FSK-së që sipas tij, janë më të zotët e më të mirët që ka vendi, përcjell InLajmi
Mehaj ka theksuar se përderia janë ata, “atdheu është i sigurt”, ku tha se secili nga ta është më profesional se tjetri.
Postimi i plotë i tij:
Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika.
Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri.

Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë.
Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt. /InLajmi/