Gati 2 qytetarë vriten çdo muaj në Kosovë, nëse merren parasysh shifrat e vrasjeve të ndodhura më 2022 dhe deri tash në 2023-ën.
Brenda 20 muajve, nga 1 janari i vitit të kaluar deri më 9 gusht të këtij viti, janë regjistruar 37 vrasje brenda territorit kosovar.
Të dhënat janë konfirmuar nga Policia e Kosovës në një përgjigje
Sipas këtij autoriteti, nga 16 raste të regjistruara më 2023, 6 kategorizohen si vrasje, 8 si vrasje e rëndë dhe 2 si vrasje nga pakujdesia.
Policia i ka dërguar të dhënat veç nga janari e deri në muajin korrik ku figurojnë 14 vrasje, pa përfshirë në raport edhe 2 vrasjet e gushtit, në Prishtinë e Klinë.

Vrasja në kryeqytet tek lokali Bon Vivant është cilësuar si vrasje e rëndë, kurse ajo në një lokal në Klinë vetëm si vrasje
Kësisoj shifrat, kur plotësohen edhe me këto 2 raste, ndryshojnë. Nga 14, bëhen 16 sosh më 2023, raporton Front Online.
Të dhënat për vitin 2022, në anën tjetër, janë të paluhatshme.