Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, i ka cilësuar shqetësuese vrasjet që po ndodhin në Kosovë, duke thënë se organet e rendit duhet të bëjnë me shumë për parandalimin e tyre.
Ky rekomandon që të shtohet numri i policëve me uniforma, por edhe atyre me rroba civile.
“Policia të angazhohet në terren t`i evitojë rastet. Policia është e përgatitur vetëm duhet menaxhim preciz. Duhet të ketë në verë, kur ka fluks njerëzish, plan operativ, të shtohen forcat policore, të ketë edhe policë civilë”, theksoi ai për “Front Online”.
Zeka jep një opsion edhe për armët ilegale që janë në duart e kosovarëve, që vlerësohen të jenë mbi 300 mijë.
“Armët ilegale janë problem i kahershëm, duhet të gjendet rrugë me i grumbullu armët dhe njerëzit me vepra penale të gjenden prapa grilave”, u shpreh Zeka