Të paktën 2 persona humbën jetën dhe më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike për shkak të një stuhie të fortë të shoqëruar me breshër që goditi lindjen e Shteteve të Bashkuara.
Viktimat janë një djalë 15-vjeçar nga Karolina e Jugut, i cili vdiq kur një pemë ra mbi të teksa po dilte nga vetura dhe një 28-vjeçar në Alabama, i cili u godit nga rrufeja.
Paralajmërimet për tornado ishin në fuqi për 10 shtete nga Tennessee në New York ndërsa shërbimi amerikan i motit njoftoi se paralajmërimi mbulon 29.5 milionë njerëz.
Deri mbrëmë, më shumë se 2.600 fluturime janë anuluar dhe pothuajse 7.900 janë vonuar, sipas të dhënave nga ueb-faqja Flytaver.
Në Maryland, shërbimi i motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të mundshme gjatë ditës së sotme, shkruan Telegrafi.

Pemë dhe linja elektrike ranë në disa vende dhe çatitë e tëra të shtëpive u hodhën në erë.