Ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të mos ia pranoj ankesën Klan Kosovës, rrjedhimisht ta lë në fuqi pezullimin e licencës së këtij biznesi, përcjell InLajmi.
Musliu ka publikuar një fotografi para mediave që ndodhën në një konferencë dhe ka shkruar se, liria e mediave është e garantuar me Kushtetutë.
Postimi i plotë i saj:
Liria e mediave është e garantuar me Kushtetutë!/InLajmi/