Kryeministri Albin Kurti ka drekuar me rrethin e ngushtë të partisë që udhëheq, Lëvizjes Vetëvendosje. Afër tij, është parë e ulur anëtarja e Kryesisë së VV-së, Dejona Mihali, e cila së fundi po konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje, përcjell InLajmi
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka publikuar një fotografi ku përveç kryeministrit Kuri, shihet edhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministrja Albulena Haxhiu e Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ndërsa deputeti Rrustemi me ironi shprehet se “Dejona tha: ” Nuk mund t’iu lë vetëm dhe nuk mund të ulem diku tjetër”
Postimi i plotë i tij:
Dejona tha: ” Nuk mund t’iu lë vetëm dhe nuk mund të ulem diku tjetër“./InLajmi/
