Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka quajtur të papranueshëm vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës kundër pezullimit të certifikatës së biznesit, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha e ky vendim është i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë dhe se kjo qeveri ka humbur rrugën nga paniku çdo ditë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale.
Kreu i PDK-së tha se në këtë ditë jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë çertifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë.

Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.
Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!/InLajmi/