Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se vendi nuk ka asnjë njohje, janë rrënuar marrëdhëniet me ShBA-në e BE-në, u vendosën sanksione e u përjashtuam nga Defender 2023, prandaj thotë se duhet të ketë vetëdijësim të përgjithshëm, përcjell InLajmi
“Çka duhet t’i ndodhe këtij vendi më tepër që të vetëdijësohet. Dështimet në skenën ndërkombëtare: asnjë njohje e re; u prishëm me SHBA dhe BE; na u vendosen sanksione, hera e parë nga viti 1999 dhe u përjashtuam nga Defender 2023”.
Përderisa në skenën vendore ai tha se ka dështim në të gjithë sektorët që nga ekonomia, arsimi e shëndetësia. Madje pohoi se të rinjtë kanë humbur shpresën e po e lëshojnë vendin në masë të madh.
“Ne skenën vendore: Dështim në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore; humbje e shpresës për të nesërmen, ikja e të rinjve dhe profesionistëve të profileve të ndryshme; Qeverisje me ministra me vendime të prera nga gjykata; Qeverisje me ministra përkundër vendimeve të GJK; Refuzim nga paga minimale e veteranëve”.
Ai deklaroi se përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensionet kontributdhënëse me votimin e djeshëm për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Sociale të financuara nga shteti vazhdoi diskriminimi me 15 vjetëshin. /InLajmi/