Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka vendosur një shirit në pjesën e mediave, raporton InLajmi
Ky shirit i ka zhvendosur gazetarët dhe kameramanët të cilët përcjellin punën e këtij institucioni më prapa.
E për këtë shirit zyrtarët e kuvendit janë arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie.
Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. /InLajmi/