Rreth 5 hektarë me grurë në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq janë përfshirë nga flakët këtë të enjte.
Sipas të dhënave, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa ka nisur edhe hetimi nga policia për të identifikuar personin apo personat që kanë ndezur zjarrin.
Tokat sipas burimeve të Euronews Albania janë në pronësi të një biznesmeni nga Katari Ahmet Elsakka, shkruan Euronews.al
Ky i fundit vitet e fundit ka marrë me qera toka të ndryshme në fushën e Maliqit, duke i mbjellë me grurë.
