Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e paradites në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në rrugën Hani Elezit Kaçanik, përcjell InLajmi.
Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës ku bën të ditur se në aksident ishin të përfshirë 2 automjete me targa të Maqedonisë së Veriut.
Më tej nga Policia u bë e ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet policore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Me datën 27.07.2023 në orët e paradites në autostradën “Arbën Xhaferi”, Hani i Elezit -Kaçanik ,ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me tabela të Maqedonisë, ku si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Rasti është trajtuar nga njësitet policore /InLajmi/
