Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur mori vendim për ta themeluar Komisionin kombëtar për refugjatët, raporton InLajmi
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Komisioni do të përbëhet nga 7 anëtarë, duke sqaruar se mandati i komisionit do të jetë 3 vjet.
“Ky komision përbëhet nga 7 anëtar në kryesimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mandati i komisionit është 3 vite“, tha ai.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kërkoi që anëtar i këtij Komisioni të jetë edhe një përfaqësues i Ministrisë të cilën e drejton ai.
“Mendoj që duhet ta kemi edhe na një përfaqësues në atë Komision sepse do të na kishte ndihmuar për ndryshimet apo sugjerimet që i jep ky Komision”, shtoi Rashiq /InLajmi/