Presidentja Vjosa Osmani u ka dhënë mbështetje policëve të rinj të cilët janë nën kërcënim pas marrjes së pozitës në veri të vendit, përcjell InLajmi
Osmani tha se i dënon kërcënimet ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e Serbisë dhe grupeve të saj kriminale.
Më tej ajo tha se i qëndrojnë pranë policëve tanë, ndërsa ata shërbejnë me guxim për një Kosovë më të sigurt për të gjithë
Postimi i plotë i saj:
Dënoj kërcënimet ndaj 🇽🇰policëve nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë pranë policëve tanë, ndërsa ata shërbejnë me guxim për një më të sigurt 🇽🇰për të gjithë. /InLajmi/
