Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes se qeverisë deklaroi se ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ekziston një dakordim për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
“Ai e ka dërguar Lajçak dhe është arritur dakordimi, pra se si duhet të zbatohen kriteret e qëndrimit të BE-së janë takuar këta 2 dhe kanë arritur një marrëveshje dhe kjo marrëveshje duhet zbatuar, kemi dakordim midis Bislimit dhe Lajçakut kjo duhet zbatuar dhe kjo ka të bëjë me deeskalimin dhe nuk besoj se ndokush pret se pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri. Por natyrisht që ne vazhdojmë punën edhe më tutje, ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës”, deklaroi Kurti
I pari i ekzekutivit u shpreh se marrëveshja mes BE-së dhe Kosovës duhet të zbatohet.
Ndërsa për masat e BE-së, Kurti tha se nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por për “rend logjik” të gjërave.
“Masat që janë marrë ndaj neve e që janë quajtur të përkohshme e të kthyeshme, pra reversibile, natyrisht presim të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo do të ndodh paraprakisht. Nuk po bëhet fjalë për kushtëzime, por bëhet fjalë për rendin logjik të gjërave që duhet të ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut për 3 qershorin i realizuar në Bratisllavë që e krijon normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”., shtoi ai tutje. / InLajmi/