Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në mbledhjen e Qeverisës paraqiti “zbatimin e pakos së 11-të të sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë raporton InLajmi.
“Sot MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë si dhe zbatimin e vendimit të BE. Më 23 qershor Këshilli i BE-së miratoi masa të reja kufizuese ndaj Rusisë”, deklaroi ajo.
Pako përfshin forcimin e bashkëpunimit me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, shtrëngimin e kufizimeve të eksportit dhe sanksionimin e 71 individëve dhe 33 subjekteve.
“Vendosi edhe sanksione ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, duke shtuar grupin Wagner dhe Riafan në listën e atyre që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Gërvalla. /InLajmi/