Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 5 vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit ka thënë se ai ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi
Haradinaj tha se Demaçi nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar 3 dekada në burgjet famëkeqe serbe.
Ndryshe këtë të mërkurë bëhën 5 vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Në 5-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, kolosin shqiptar, Adem Demaçi.

Secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar tri dekada në burgjet famëkeqe serbe.
Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb.
Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut! /InLajmi/