Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, që ishte planifikuar të luhej në ora 20:45 të datës 17 nëntor.
UEFA ka pranuar kërkesën e palës moldave, që kishte rënë ndërkohë dakord në parim edhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar orarin e fillimit të kësaj ndeshjeje nga 20:45 në 18:00 (sipas orës lokale europiane).
Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin E në këto kualifikuese, ku veç Moldavisë, Polonia, Republika Çeke dhe Ishujt Faroe janë kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve.
Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 2 të grupit E, pas tre ndeshjeve të luajtura, ku ka siguruar 2 fitore përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa ka humbur përballjen e parë me Poloninë shkruan ABC Neës
Në muajin shtator, kuqezinjtë do të luajnë 2 ndeshje vendimtare për këto kualifikuese, kundër Republikës Çeke (7 shtator) në transfertë dhe Polonisë (10 shtator) në stadiumin ‘Air Albania’.