Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, të hënën e 24 korrikut vizituan pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë, raporton InLajmi
Teksa u pyetën nga gazetarët për anulimin e mbledhjes së 2 Qeverive, Balla që foli i pari, tha se mërgimtarët duan që të gjendet zgjidhje që ata mos të presin në kufi dhe se për çështje të tjera ka kohë të flasin.
“Mërgimtarët presin prej neve që të gjejmë zgjidhje, për çështje të tjera kemi kohë të flasim. Ne duhet t’i bëjmë realitet marrëveshjet për të cilat kryeministrat janë dakorduar”, deklaroi ai.
Sveçla tha se ndonëse ka opinion për këtë çështje do të flasë një herë tjetër.
“Është hera e 2 që jam këtu për disa ditë. Kam shumë opinion për këtë çështje që do të adresojmë në një rast tjetër”, tha Sveçla. /InLajmi/