Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, në takim me kategoritë e dala nga lufta, ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë, përcjell InLajmi
“Unë e di a janë kanë veteranët të rrejshëm a të vërtetë, Mimoza Kusari dhe Albin Kurti me i dhanë vetes të drejtë me i ofenduar veteranët. Kush është shqiptar dhe gjak shqiptari duhet me i dhimt, me këto që po i them nuk i thash me nxit shoqatat”, deklaroi ai.
Haradinaj , tutje theksoi se me lënien e veteranëve jashtë Ligjit të Pagës Minimale Qeveria ua ka ngulur thikë pas shpine kategorive të shenjta të popullit.
“Kurti dhe kjo Qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës sonë për liri, kategorive të lirisë, njerëzve që kanë mbajtur mbi supet e tyre përpjekjet për liri. Kjo sjellje është joinstitucionale dhe degraduese” shtoi ai /InLajmi/