Situata nga zjarret në ishullin Rodos në Greqi vijon të mbetet alarmante.
Zjarri në ishullin Rodos në Greqi del jashtë kontrollit! Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët që mos të përhapen drejt pyllit të dendur
Mijëra banorë por edhe turistë kaluan në natë ankthi! Ata u strehuan në palestra të mbyllura, anije, struktura speciale dhe impiante ushtarake, si dhe në aeroportin e Rodosit – ku presin avionët që do t’i marrin. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Jashtëm është aktivizuar Njësia e Ministrisë së Menaxhimit të Krizave për lehtësimin e evakuimit të shtetasve të huaj.