Të shtëna me armë zjarri ka pasur këtë të dielë në një aheng familjar në Koshare të Ferizajt, përcjell InLajmi
Lidhur me rastin Policia ka identifikuar të dyshuarin, ndërsa ka konfiskuar një pistoletë.
Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 00:10 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri. Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Koshare dhe kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin V.R (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili kishte shtënë me armë zjarri. Policia bën të ditur se, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë). /InLajmi/
