Policia e Kosovës ka njoftuar se 3 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit në fshatin Makremal të Skenderajt, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar për InLajmin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se në aksident janë përfshirë 2 vetura ku pas goditjeve kanë pranuar tretman mjekësorë 3 pasagjerë.
“Rreth orës 17:40, është raportuar për aksident trafiku i shkatuar në fshatin Makremal të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë 2 vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 3 persona”, ka njofuar Zaiti. /InLajmi/