11 persona kanë vdekur në një sulm të dyshuar me zjarrvënie në një lokal në qytetin kufitar meksikan, San Luis Kolorado, pasi një klient i dëbuar i vuri flakën me një koktej molotov, thanë të shtunën autoritetet në shtetin Sonora.
Prokurorët e shtetit Sonora thanë se sipas gjetjeve paraprake, i dyshuari ishte i ri, mashkull dhe shumë i dehur në kohën e sulmit në orët e para të së shtunës, dhe ishte hedhur nga lokali për mosrespektim të grave atje, shkruan Reuters
Më pas ai u kthye dhe hodhi një lloj kokteji molotov në dyert e lokalit, sipas një deklarate nga prokurorët në shtetin që ndan një kufi të gjatë me Arizonën.
4 nga 11 të vdekurit ishin gra, dhe 4 persona të tjerë po trajtohen në spital për plagët e tyre, shtohet deklarata, , transmeton Klan Kosova.
Autoritetet po punojnë për kapjen e të dyshuarit.
