Emisari Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në margjinat e Simpoziumit të 25-të Ndërkombëtar Symi në Kretë të Greqisë, ka zhvilluar shumë takime e ndër to edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe për takimet në Bruksel me kryenegociatorët, Bislimi e Petkoviq dhe presidentin serb Vuçiq.
Lajçak e ka cilësuar të vlefshëm takimin e kryeministrin Kurti.
“U angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE-së nga 3 qershori, dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, tha Lajçak.
Më tej ai ka bërë të ditur se të martën (18 korrik) është kthyer në Bruksel për t’u përgatitur për takime me Zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe kryenegociatën e Serbisë Petar Petkoviq.
“Diskutimet tona u fokusuan në çështjet që lidhen me Dialogun, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27-të. Muaji shkurt dhe de-përshkallëzimi i nevojshëm në veri të Kosovës. U dakorduam që këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente të rëndësishme do ta vazhdojmë në periudhën e ardhshme”, ka thënë Lajçak, transmeton Telegrafi.
Ai ka njoftuar se të njëjtën ditë ka takuar në Bruksel edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Telegrafi
“[Me Vuçiqin] U dakorduam se është e rëndësishme të ndërmerren hapa të shpejtë për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe të arrihet progres i shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka njoftuar Lajçak.