Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka qëndruar sot në Hagë, përcjell InLajmi
Lajmi u bë i dutir nga vet ai ku dhe ai tregoi se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së
Ai tha se prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.
Postimi i plotë i tij:
Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.

Sot i vizituam çlirimtarët:
Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Kadri Veseli.
Vizitat i vazhdojmë edhe nesër me:
Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Hashim Thaçi.
Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë. InLajmi/