Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, pasi që zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, nuk ka shkuar për raportim, raporton InLajmi.
Kryetarja e Komisionit Rrezarta Krasniqi, ka thënë se zëvendëskryeministri Bislimi e kishte konfirmuar një ditë më herët pjesëmarrjen e tij në Komision, por se nuk ka shkuar për të raportuar.
“Sot e pamë që kjo ka qenë e qëllimshme pasi nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i takimit ka qenë që Bislimi të tregojë në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, sepse ne si Komision ende nuk e kemi listën e projekteve për IPA dhe në bazë të rregullores zëvendëskryeministri do duhej ta sillte listën e projekteve. Po shihet serioziteti i kësaj Qeverie”.
“Ai do të duhej të vinte të na tregonte për takimin në Bratislavë, një takim që do duhej të ndodhte në Bruksel dhe jo atje”, ka thënë ajo/InLajmi/